• Guest, Çdo njoftim shqyrtohet në përputhje me rregullat e Tregti.al dhe publikohet në moment pas regjistrimit. Njoftimet që bëhen pa rregjistrim do aprovohen nga stafi i tregti.al. Informacionet sa i përket regjistrimit të njoftimit janë dërguar në e-mailin tuaj (nëse keni shënuar një e-mail të sakt dhe të vlefshëm).

[ OFROJ ] Vend i lirë pune në Top Channel

Uriel

Bordi Drejtues
Staff member
Stafi drejtues
#1
Kërkohen kandidatë për të punuar për faqen e internetit të Top Channel:www.top-channel.tv të cilët kanë njohuri mbi gazetarinë, lajmet e ditës; nga vendi, bota, rajoni, ekonomia, kronika e zezë, sporti, kultura e showbiz-i. Gjithashtu të kenë njohuri mbi platformat digjitale, si në tekst, video dhe fotografi, përfshirë YouTube e rrjetet e tjera sociale.
Preferohen kandidatë me arsim të lartë, që kanë aftësinë për të shkruar shpejt lajmet e minutës së fundit.
Njohuritë mbi WordPress janë plus, ndërsa aftësia për të punuar në ekip është e domosdoshme.
Kandidatët me eksperiencë në fushën e gazetarisë do të kenë prioritet.
Të interesuarit të dërgojnë jetëshkrimet si edhe portofol të punëve të mëparshme në adresën burimetnjerezore@top-channel.tv brenda datës 10 dhjetor 2018.
 
E-mail juaj
burimetnjerezore@top-channel.tv
Qyteti
Tirana